Fundjava mbi vendin tonë do të mbajë me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe shi, kurse viseve malore edhe reshje bore.
Sipas Weather Prishtina, të reshurat e shiut do të vazhdojnë edhe ditëve të fundjavës me karakter lokal, nën kushte të motit të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.
Të shtunën (sot) reshjet edhe mund të shoqërohen me bubullima. Ditën e diel, do të mbajë mot më i ftohtë, e orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes viseve kodrinore-malore paraqiten kushte edhe për të reshura bore, apo të përziera shiu dhe bore.
Në fillim të javës mbeten ende mundësi për reshje lokale shiu, me më shumë vranësira ditën e hënë, e intervale më të gjata me diell ditën e mërkurë.
Cilësia e ajrit ditëve të ardhshme shënon përmirësim, me indeks që paraqitet kryesisht në vlera të pranueshme.
Temperaturat me tendencë të rënies në fundjavë, minimalet zbresin edhe deri në 0C ditën e diel, e më pas në rritje, deri në 16C të mërkurën.
Ditën e shtunë erërat do të jenë mjaft të fuqishme me hove edhe deri në 20m/s, me drejtim nga jugperëndimi, e ditën e diel fillojnë të qetësohen e frynë edhe nga verilindja.
Shtypja atmosferike në ditët e ardhshme në rritje.