image Fshati Bibaj vendoset në karantinë

Kosovë

Koronavirusi/ Fshati Bibaj vendoset në karantinë

news image

Nga njoftimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, një qytetar nga Ferizaj, me vendbanim në fshatin Bibaj, i moshës 32 vjeç i ardhur nga Gjermania, është konfirmuar i prekur nga virusi COVID-19.

Pas këtij lami, fshati Bibaj është vendosur në karantinë, në izolim të plotë.

“Andaj ftojmë qytetarët që të ruajnë qetësinë por njëkohësisht të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për t’iu shmangur përhapjes më të madhe të këtij virusi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt. /Gazeta Sinjali/