image Frika nga koronavirusi - Në aeroportin e Prishtinës kontrollohet çdo udhëtar i ardhur nga Italia

Kosovë

Shëndetësi/ Frika nga koronavirusi – Në aeroportin e Prishtinës kontrollohet çdo udhëtar i ardhur nga Italia

news image

Ekipet mjekësore të Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët e ardhur sonte nga Verona e Italisë, sipas protokoleve të OBSH dhe ECDC dhe te asnjëri nga udhtarët nuk janë vërejtur shenja klinike të sëmundjes.

Ky kontroll u bë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, Inspektoratin Sanitar të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës, të mbështetur nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Pas kontrollit, udhëtarët janë këshilluar:

  1. Të qëndrojnë në shtëpitë e veta;
  2. Të evitojnë kontaktet e afërta me persona;
  3. Të evitojnë pērshëndetjen me shtrëngimin e duarve;
  4. Të mbajnë higjienën personale dhe larjen e duarve.
  5. Në rast të shfaqjes së temperaturës, kollitjes apo vështërsive në frymëmarrje duhet të paraqiten te mjeku i familjes me historikun e udhtimit./Gazeta Sinjali/