AC Milan është nikoqir i Torinos në xhiron e dhjetë në elitën e futbollit italian, shkruan Sinjali Sport.
Rossoneri e pret skuadrën torineze në “San Siro” me fillim nga ora 20:45.
Klubi nga qyteti i modës po zhvillon një sezon fantastik, duke renditur 25 pikë në pozitën e dytë, kurse mysafirët me 11 pikë në pozitën e 12-të.
Formacionet për këtë përballje janë publikuar:
MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Tomori, Romagnoli, Kalulu; Tonali, Kessiè; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud.
TORINO (3-4-2-1): Milinkovic-Savic; Djdji, Bremer, Buongiorno; Singo, Lukic, Pobega, Ola Aina; Linetty, Brekalo; Belotti. /Gazeta Sinjali Sporti/