image Formacionet zyrtare Man Utd - Everton

Futboll

Formacionet zyrtare Man Utd – Everton

news image

Sonte fillon kampanja e edicionit 2022-23 të Kupës FA.

Manchester United dhe Evertoni do të hapin duelin e raundit të tretë të kompeticionit.

Dueli fillon nga ora 21:00 dhe zhvillohet në Old Trafford.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:

Manchester United XI: De Gea, Dalot, Varane, Shaw, Malacia, Casemiro, Eriksen, Fernandes, Antony, Rashford, Martial.

Everton XI: Pickford, Coleman, Godfrey, Coady, Tarkowski, Mykolenko, Iwobi, Gueye, Onana, Maupay, Gray.

Manchester United janë në një ecuri pozitive të klubit, duke pasur vetëm një humbje në 15 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, kurse Evertoni ka vetëm një fitore në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, shkruan Sinjali Sport.

Kujtojmë që skuadra më e sukesshme në histori të Kupës FA është Arsenali me 14 tituj, e pasuar nga Manchester United me 12.

/GazetaSinjaliSport/