Klasikja e futbollit në Amerikën Latine zhvillohet sonte, shkruan Sinjali Sport.
Argjentina e pret Brazilin në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror.
Dy kombëtaret që u takuan në finale të ‘Copa Americas’ do të ballafaqohen edhe sot, pasi në ndeshjen e parë të kualifikimeve nuk u lejua të vazhdohej ndeshja për shkak të ndërprerjes së lojës nga gjyqtarët.
Sot do zhvillohet përballja me fillim nga ora 00:30 në stadiumin “Estadio del Bicentenario”.
Argjentina e fitoi Kupën e Amerikës Latine këtë vit, mirëpo Brazili është e para me 34 pikë në tabelë, kurse vendasit me 28 pikë janë në pozitën e dytë.
Formacionet janë publikuar për këtë klasike, ku Leo Messi starton nga fillimi, kurse Neymar mungon siç është pritur.