Milani e pret në “San Siro”, Venezian sonte nga ora 20:45 në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.
Pas katër xhirove të para ‘Rossonerët’ zënë pozitën e tretë me 10 pikë të grumbulluara, në anën tjetër Venezia ka tre pikë në pozitën e 16.
Ekipi i Stefano Piolit synon vetëm tre pikët në këtë përballje në mënyrë që të mbetet në hap me kreun e tabelës.
Në anën tjetër, Venezia do të mundohet të shkaktojë befasi.
Formacioni i Milanit: Maignan, Kalulu, Gabbia, Romagnoli, Ballo Toure, Tonali, Bennacer, Florenzi, Diaz, Leao, Rebic
Formacioni i Venezias: Maenpaa; Ebuehi, Caldara, Ceccaroni, Molinaro; Peretz, Vacca, Busio; Aramu, Johnsen, Forte /Gazeta Sinjali Sporti/