image Formacionet startuese: Inter - Lazio/ Strakosha e Hysaj titullarë, Muriqi në bankë

Futboll

Formacionet startuese: Inter – Lazio/ Strakosha e Hysaj titullarë, Muriqi në bankë

news image

Interi zhvillon ndeshjen e parë për vitin 2022 ndaj Lazios, shkruan Sinjali Sport.

Nerazzurri e pret në “Giuezzepe Meazza” skuadrën kryeqytetase me fillim nga ora 20:45.

Kampioni në fuqi i Italisë zhvillon ndeshjen e parë për këtë vit, pasi në mesjavë nuk u luajt ndeshja ndaj Bolognas, për shkak të rasteve me COVID-19.

Zikaltërit gjenden në vendin e dytë me 46 pikë, mirëpo me dy ndeshje më pak se rivali i qytetit, Milani që ka 48 pikë.

Në anën tjetër Lazio me 32 pikë mbanë vendin e tetë.

Formacionet për këtë takim janë publikuar, e ku për mysafirët nga fillim luajnë Strakosha dhe Hysaj, ndërsa Muriqi nuk starton përsëri.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Gagliardini, Perisic; Alexis Sanchez, Lautaro Martinez

Lazio: Strakosha; Hysaj, Luiz Felipe, Radu, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Basic; Felipe Anderson, Immobile, Pedro /Gazeta Sinjali Sporti/