Interi zhvillon ndeshjen e parë për vitin 2022 ndaj Lazios, shkruan Sinjali Sport.
Nerazzurri e pret në “Giuezzepe Meazza” skuadrën kryeqytetase me fillim nga ora 20:45.
Kampioni në fuqi i Italisë zhvillon ndeshjen e parë për këtë vit, pasi në mesjavë nuk u luajt ndeshja ndaj Bolognas, për shkak të rasteve me COVID-19.
Zikaltërit gjenden në vendin e dytë me 46 pikë, mirëpo me dy ndeshje më pak se rivali i qytetit, Milani që ka 48 pikë.
Në anën tjetër Lazio me 32 pikë mbanë vendin e tetë.
Formacionet për këtë takim janë publikuar, e ku për mysafirët nga fillim luajnë Strakosha dhe Hysaj, ndërsa Muriqi nuk starton përsëri.
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Gagliardini, Perisic; Alexis Sanchez, Lautaro Martinez
Lazio: Strakosha; Hysaj, Luiz Felipe, Radu, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Basic; Felipe Anderson, Immobile, Pedro /Gazeta Sinjali Sporti/