Milani regjistroi një fitore tejet të vlefshme në udhëtim te Hellas Verona.
Kuqezinjtë triumfuan me rezultat 3-1, duke përmbysur rezultatin pasi fillimisht u ndodhën në disavantazh, shkruan Sinjali Sport.
Pas fitores ka reaguar mbrojtësi i sapo rikthyer nga lëndimi, Alessandro Florenzi, i cili ka deklaruar se asgjë nuk është përfunduar.
“Kjo fitore thotë shumë për këtë skuadër, por jo gjithçka, sepse puna është ende për t’u përfunduar,” tha Florenzi për DAZN, transmeton Sinjali Sport.
“Duhet ta shijojmë këtë mbrëmje, sepse e meritojmë, por që nga nesër të fillojmë të studiojmë me kujdes Atalantën, sepse ata janë një ekip i madh dhe kanë një sezon të fortë.
“Unë mendoj se ata që punojnë meritojnë diçka në këmbim. Gjatë muajit të fundit, kam punuar mëngjes, mesditë dhe natë, duke sakrifikuar kohën time me ata që më duan, në mënyrë që të mund të rikthehem për në fund të sezonit.
“Unë thashë para ndeshjes, ka shumë djem këtu që duken sikur kanë qenë veteranë të Serisë A, por është sezoni i tyre i parë apo i dytë. Unë hyra në një grup që tashmë ishte plot me talente të mëdha dhe ata kishin njerëz të aftë për t’u dhënë atyre atë ekuilibër.”
Milani do të jetë kampion i Italisë nëse merr katër pikë në dy ndeshjet e mbetura në Serie A.
“Ne nuk duhet të mendojmë për të ardhmen, vetëm për të tashmen. Le të mos imagjinojmë se çfarë ndodh nëse ata barazojnë, nëse fitojmë, nuk do të na çojë larg. Ne duhet të përqendrohemi në momentin në të cilin jemi tani. Është momenti për të shtyrë fort, për të luajtur me intensitet, agresivitet, ashtu si bëmë këtë mbrëmje. Të jemi të fokusuar te objektivi tjetër, Atalanta”. u shpreh mbrojtësi italian.