image Flet për Sinjalin Prokurori i Shtetit: "I ndjeri ka qenë problematik"

Siguri

Flet për Sinjalin Prokurori i Shtetit: “I ndjeri ka qenë problematik”

news image

Sonte mbeti i vdekur Albert Krasniqi, pasi dyshohet se u vra nga babai i tij Skender Krasniqi, raporton Gazeta Sinjali.

Në vendin e ngjarjes përveç Policisë së Kosovës ka dalur edhe Prokurori i Shtetit.

I kontaktuar nga Sinjali, Prokurori deklaroi se “ata kanë pasur probleme të shumta familjare”, madje Albert Krasniqi, siç tha prokurori, dyshohet se “ka qenë shumë problematik”.

Ai ka qenë edhe në kërkim nga Policia e Kosovës. Ka pasur rast të hapur për dhunë në familje”, tha prokurori.

Burime nga Policia kanë thënë për Sinjalin se me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin. /Gazeta Sinjali/