image Flet për Sinjalin i arrestuari për prezantim si agjent i AKI-së, ky është versioni i tij

Siguri

Flet për Sinjalin i arrestuari për prezantim si agjent i AKI-së, ky është versioni i tij

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, i cili dyshohet se është prezantuar rrejshëm si agjent i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Lidhur me këtë ngjarje, Gazeta Sinjali ka mësuar detaje të reja dhe ka kontaktuar personin e dyshuar.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se Njësiti i Reagimit të Shpejtë ka arrestuar Samed Poterën i cili dyshohet se kishte prezantuar një ID të falsifikuar.

Pas arrestimit të tij, policia ka konfiskuar një certifikatë dhe ID.

Tani, Sinjali mëson se Potera është pronar i një shisha bar me emrin “Marocco Bar” në Prishtinë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Samed Poterën i cili ka dhënë versionin e tij për ngjarjen që ndodhi mbrëmë.

Megjithëse e konfirmoi arrestimin e tij, Potera e ka mohuar se ka prezantuar dokumente të falsifikuara.

“Po unë jam arrestue dhe lirue. O m’kanë dënu  që e kom ni dokument nuk e di çka edhe tash ata e kanë marrë dhe gjithçka është n’rregull me mu, gjithçka i pafajshëm, i lirë jom. Unë s’jom identifiku me asni dokument shembull ata e kanë pas n’kerr dokumentin e kanë pasë.  Unë dokumentat i kom origjinall”, tha ai.

Potera njoftoi se pas intervistimit në Policinë e Kosovës, ai është liruar.

Nuk jom prezantu, mi kanë lyp dokumentat e kerrit, ja kom jep dokumentat, e kanë pa ID dhe certifikatat e mija e gjithçka n’mnyrë të rregullt edhe tha ami qeto t’i kshyri dhe tha ti duhesh me ardhë me neve n’stacion për m’i verifiku qeto sene, a je ti i pajtimit, qe ku e kom letrën që e kom nënshkru, po n’rregull osht. M’i kanë konfisku dhe ja kom nënshkrue, ia kom dhon deklaratën dhe gjithçka qaq mirë m’kanë prit policia, qaq n’mnyrë të rregullt, qaq mir kem kalu pa asni telashe, kena mi verifiku deri t’honen”, shtoi ai për Sinjalin.

Samed Potera
Samed Potera

Me vendim të prokurorit, ky rast është hapur si “Prezentim i rrejshëm si person zyrtar” dhe shkon në procedurë të rregullt.

/Gazeta Sinjali/