image Një qytetar prezantohet rrejshëm si agjent i AKI-së, kapet nga policia

Siguri

Një qytetar prezantohet rrejshëm si agjent i AKI-së, kapet nga policia

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, i cili dyshohet se është prezantuar rrejshëm si agjent i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se në veturën e tij policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një certifikatë dhe një ID me të cilin ai dyshohet se ishte prezantuar si agjent i AKI-së.

Këto burime njoftuan se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, por me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Gazeta Sinjali mëson se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar./Gazeta Sinjali/