image Flasin nga IHMK: Në Kosovë do të ketë erë të dobët që do të ndihet gjatë natës

Kosovë

Flasin nga IHMK: Në Kosovë do të ketë erë të dobët që do të ndihet gjatë natës

news image

Besim Aliu, koordinator në Institutin Hidrometeorologjik ka thënë se Kosova nuk do të preket shumë nga stuhitë e forta që i kanë kapluar vendet e Ballkanit.

“Ditën e djeshme ai ciklon, dmth ajo fortunë ka shkuar drejt lindjes duke përfshirë Kroacinë, Serbinë, Slloveninë dhe masat e ajrit gjegjësisht stuhia është drejtuar në drejtim të lindjes së kontinentit por që edhe sot pothuajse i njëjti skenar po përsëritet pasi që nga Italia është formu një stuhi e lartë, e cila ka vazhduar nëpër Kroaci, Slloveni, e cila po përcillet me reshje shiu, breshëri me shpejtësi të erës mbi 100 km/h”, ka thënë Aliu.

Sipas Aliut kjo stuhi në Kosovë pritet të manifestohet përmes një ere të dobët që do të ndihet gjatë natës. Sa i përket temperaturave ai ka shtuar se në Kosovë nuk do të ketë ndryshime deri në të dielën kur pritet të ketë freski.

“Tani për momentin është në pjesën perëndimore dhe veriore të Serbisë por te ne do të vjen në formë të erës më të dobët. Ajo do të fillojë diku gjatë natës, efekti i saj do të ndihet gjatë natës. Në fushat termike nuk do të kemi ndryshime sepse vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin nga 17-19 gradë Celsius, kurse maksimalet nga 32-34 gradë celsius…Ditën e diele do të kemi paksa një freski”, ka shtuar ai në Ditari në Tëvë1.

/GazetaSinjali/