Flamurtari i Vlorës do të sjellë dy lojtarë që kanë luajtur me Milanin.
Kështu është shprehur Drejtuesi i Flamurtarit, Sinan Idrizi në një emision. Sipas ‘’ABC News’’ besohet se bëhet fjalë për Taye Taiwo, ai që do të transferohet në Vlorë.
Mbrojtësi 34 vjeçar së fundmi ka luajtur në Finlandë.
Po sipas të njejtit burim, Taiwo ka zbarukuar në Tiranë dhe shumë shpejt do të prezantohet para medieve.
Ndërkohë se kush është futbollisti i dytë që do t’i bashkohet Flamurtarit ende nuk dihet./Gazeta Sinjali/