Andriy Shevchenko e ka pranuar se Interi “është favorit”, por ka paralajmëruar ekipin e Antonio Contes se derbi është ndeshje krejtësisht tjetër dhe gjithçka mund të ndodhë.
Milan dhe Inter do të përballen sonte në “San Siro” nga ora 20:45.
“S’më pëlqen të bëjë parashikime, por jam shumë kureshtar të shoh se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Shevchenko për “La Gazzetta dello Sport”.
“Inter është favorit, por të gjithë e dinë se derbi është një sfidë krejtësisht tjetër dhe gjithçka mund të ndodhë. Conte ka fituar gjithmonë, ai ka për të ndërtuar një bazë të fortë, ekipi ka blerë lojtarët që ai i ka kërkuar”.
“Marco Giampaolo është duke punuar për një klub të madh tani, objektiva tjera me skuadrat e mëparshme. Derbi është derbi dhe deri në minutën e fundit asgjë nuk dihet”, ka deklaruar ai./Gazeta Sinjali/