image Fjalët e Mërgim Vojvodës për vogëlushin që i dha mesazh emocionues gjatë stërvitjes

Futboll

Kombëtarja/ Fjalët e Mërgim Vojvodës për vogëlushin që i dha mesazh emocionues gjatë stërvitjes

news image

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës Mërgim Vojvoda, ka reaguar pas mesazhit të mahnitshëm që një tifoz i ka vendosur sonte gjatë stërvitjeve para stadiumit “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Një vogëlush kishte shkruar fjalët “Kokën lart! Keni për çka të mburreni. Krenar me ty Mërgim. Ëndrra vazhdon. Asnjëherë nuk do të ecni vetëm”, në një baner me foton e Vojvodës që bëri xhiron e rrjetit pas humbjes së mbrëmshme ndaj Çekisë.

Image may contain: 1 person, playing a sport

Reagimi ka qenë i menjëhershëm nga Vojvoda, i cili ka thënë se njerëzit që besojnë në Kombëtaren e Kosovës, i shtyjnë ata që të vazhdojnë ëndrrën për kualifikim.

Këta njerëz që na besojnë neve, më bëjnë të lumtur dhe na lejojnë neve që të ëndërrojmë”, ka shkruar ai në postimin e bërë.

@mergimvojvoda27

Kosova dje u mposht nga Çekia me rezultat 2:1, ndeshje kjo e cila ishte vlefshme për kualifikim në Euro 2020./Gazeta Sinjali/