image Fillon ndërtimi i Qendrës së parë në Kosovë për personat me Sindromën Down dhe Autizëm

Sociale

Fillon ndërtimi i Qendrës së parë në Kosovë për personat me Sindromën Down dhe Autizëm

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot zyrtarisht kanë filluar punimet për ndërtimin e qendrës së parë në Kosovë për personat me Sindromën Down dhe Autizëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Ahmeti bëri të ditur se ky projekt që është bashkëfinancim me shoqatën humanitare “Tika”, do të jetë institucion komunal që ofron shërbime të përballueshme.

Po ashtu, ai njoftoi se kjo qendër do të jetë gati në afat prej 365 ditësh.

Postimi i plotë:

Sot zyrtarisht shënuam fillimin e punimeve në Qendren e parë në Kosovë për Sindromën Down dhe Autizëm. 

Ky bashkëfinancim me Tikën shënon projektin e radhës me Tika për barazinë sociale dhe shërbime për grupe te margjinalizuara. Qendra do të jetë gati në afat prej 365 ditësh! 

Qendra do të jetë institucion komunal që ofron shërbime të përballueshme dhe do të menaxhohet në bashkëpunim me shoqatat e Sindromës Down dhe Autizmit!/Gazeta Sinjali/