image Ferizaj shënon fitore ndaj Dukagjinit

Futboll

Sport/ Ferizaj shënon fitore ndaj Dukagjinit

news image

Skuadra e Ferizajt ka shënuar fitore në ndeshjen ndaj Dukagjinit të Klinës, me rezultat përfundimtar 2:0.

Goli i parë i ndeshjes u shënua vetëm pas 15 minutave lojë me anë të Fatih Karahoda.

Lojtarët e Bekim Isufit fituan penallti në minutën e 35-të të ndeshjes, ku i saktë nga 11 metërshi ishte Taulant Dajaku.

Ferizaj pas kësaj ndeshje ngjitet në pozitën e 10-të në tabelë me 15 pikë të tubuara, ndërsa Dukagjini mbetet e fundit në tabelë me vetëm tetë pikë./Gazeta Sinjali/