image Ferizaj/ Dy persona rrihen mes vete, bëhen për spital

Siguri

Ferizaj/ Dy persona rrihen mes vete, bëhen për spital

news image

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës dje gjatë orës 12:30 në fshatin Pleshinë të Ferizajit, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete, shkruan Gazeta Sinjali.

Mosmarrëveshja ka eskaluar deri në atë masë sa personat i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit dhe më pas janë dërguar për trajtim mjekësorë.

Policia bënë të ditur se njërit prej të dyshuarve i është sekuestruar një pistoletë me 29 copë fishekë.

Dy të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti në polici është duke u hetuar dhe vepra është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”. /GazetaSinjali/