image Ferizaj: Djali e kërcënon nënën e tij

Siguri

Ferizaj: Djali e kërcënon nënën e tij

news image

Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprën penale “kanosje”, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i arrestuari dyshohet se e ka kërcënuar verbalisht nënën e tij, mbrëmë rreth orës 19:00.

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë Themelore në Ferizaj kanë thënë se ai e ka kanosur nënën e tij për shkak të një mosmarrëveshje që e kishin pasur mes vete.

Këto burime bëjnë të ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/