image Ferizaj: Arrestohen dy persona për dhunë në familje

Siguri

Ferizaj: Arrestohen dy persona për dhunë në familje

news image

Janë arrestuar dy persona në Ferizaj në dy raste të ndara, por që të dy kanë kryer të njëjtën vepër. Ata dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj grave të tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Gjon Sereqi”, ku një 31-vjeçar (P.Sh) i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

E rasti i dytë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Fehmi Agani”, ku një 70-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij duke ju shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/