image Ferizaj: 4 hajna e lidhin, e sulmojnë dhe e grabisin një roje të depos

Siguri

Ferizaj: 4 hajna e lidhin, e sulmojnë dhe e grabisin një roje të depos

news image

Dita e djeshme për një roje nga Ferizaj do shënohet përjetë si dita më terrorizuese në jetën e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të afërta me viktimën, në kushte anonimiteti për Gazetën Sinjali kanë njoftuar se, përderisa viktima ishte duke punuar në ndërrimin e natës në një depo të materialit ndërtimor, ai është sulmuar fizikisht nga katër persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri dhe armë të ftohta.

Ky burim ka treguar se 4 të dyshuarit, fillimisht ia kishin lidhur viktimës duart dhe këmbët, e pastaj ia kishin grabitur kuletën, në të cilën kishte 90€ para të gatshme dhe një telefon celular.

Gazeta Sinjali mëson se pas grabitjes së kuletës së viktimës, të dyshuarit kishin hyrë në zyrat e depos, ku kishin marrë edhe një shumë tjetër të parave.

Pas terrorizimit deri në palcë, sulmit dhe shkaktimit të lëndimeve trupore ndaj viktimës, të dyshuarit u larguan në drejtim të panjohur.

Roja ka pranuar tretman mjekësor nga ekipi mjekësor emergjent, i cili së bashku me njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Gazeta Sinjali do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast.

/Gazeta Sinjali/