image Fëmija që u lëndua në Prishtinë është në gjendje të rëndë - Sinjali

Fëmija që u lëndua në Prishtinë është në gjendje të rëndë

news image

Një fëmijë i moshës 3-vjeçare është lënduar nga rrethojat e një ndërtese në Prishtinë gjatë mbrëmjes së sotme, pranë Fakultetit Teknik, raporton Gazeta Sinjali.

Për gjendjen e fëmijës pas lëndimeve të marra, ka folur për Sinjalin, Naser Syla nga Emergjenca.

Syla tha se gjendja e 3-vjeçarit është e rëndë dhe pritet që t’i bëhen ekzaminime pas dy orësh.

“Gjendja e tij është shumë e rëndë, e keqe. Prindërit e vet e kanë sjellur në Emergjencë. Për momentin ai është në aparat të frymëmarrjes. Sipas të gjitha gjasave, pas dy orësh do të bëhen edhe disa ekzaminime dhe do të dërgohet në mjekim intensiv”, tha ai për Sinjalin.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin