image FBK ka një njoftim për klubet e Prishtinës që stërvitin në "Pallatin e Rinisë dhe Sportit"

Basketboll

Sport/ FBK ka një njoftim për klubet e Prishtinës që stërvitin në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit”

news image

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të stërvitin vetëm Kombëtarja e Kosovës në basketboll dhe ajo e Islandës.

Kjo për shkak të rregullave të FIBA-s, që nuk lejon klubet tjera të stërvitin për shkak të ndeshjes zyrtare ndërmjet Kosovës dhe Islandës, që do të zhvillohet të enjten nga ora 19:00 në këtë palestër.

FBK-ja ka kërkuar mirëkuptim nga klubet e Prishtinës që stërvitin në Pallatin e Rinisë dhe Sportit./Gazeta Sinjali/