image Fati i Scudettos: Formacionet zyrtare, Sassuolo - Milan

Futboll

Fati i Scudettos: Formacionet zyrtare, Sassuolo – Milan

news image

Milani do ta vizitojë skuadrën e Sassuolos në xhiron e fundit të këtij sezoni.

Kuqezinjtë duhet të mos humbin ndaj Sassuolos për të fituar titullin e Scudettos.

Rosonerët janë lider të tabelës me 83 pikë, dy më shumë sesa Interi që gjendet me 81 pikë.

Milani është në një ecuri prej pesë fitoreve radhazi në Serie A, si dhe nuk ka humbur në kompeticon në 15 ndeshjet e fundit, ku ka 10 fitore dhe pesë barazime.

Nëse Kuqezinjtë dalin të pamposhtur ndaj Sassuolos sot, ata do të kurorëzohen me titullin kampion për herë të parë në 11 vite.

Formacionet zyrtare, Sassuolo – Milan:

Sassuolo: Consigli; Muldur, Ayhan, Ferrari, Kyriakopoulos; Lopez, Frattesi, Henrique; Berardi, Scamacca, Raspadori.

Milan: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud.

/GazetaSinjaliSport/