image Fansi i kërkoi koncert në Serbi, Capital T ka një kërkesë për t’ja plotësuar dëshirën

Bota e Yjeve

Fansi i kërkoi koncert në Serbi, Capital T ka një kërkesë për t’ja plotësuar dëshirën

news image

Prej vitesh në tregun muzikor, Capital T ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme, përcjell Gazeta Sinjali.

Reperi nga Kosova është shumë aktiv me projekte muzikore ndërkohë që së fundmi solli duetin me reperin tjetër Kidda.

Capital T ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku i ka pyetur se ku dëshirojnë ta shikojnë duke performuar. Një fans i reperit nga Serbia i ka kërkuar të mbajë një koncert atje.

Ndoshta kur vendi juaj të na njohë ne…Republika e Kosovës”, ka qenë përgjigjja e reperit.

Ndërkohë, Capital T gjithashtu ka konfirmuar edhe rikthimin e “Time Capsule” në Tiranë e Prishtinë në vitin 2022. /Gazeta Sinjali/