image Evertoni interesohet për Andrea Pirlon për postin e trajnerit

Futboll

Evertoni interesohet për Andrea Pirlon për postin e trajnerit

news image

Andrea Pirlo është në bisedime me skuadrën angleze, Everton, raporton mediumi anglez “Daily Mail” përcjell Sinjali Sport.

Andrea Pirlo është ende duke kërkuar aventurë të re si trajner, pas largimit nga Juventusi.

Sipas “Daily Mail”, ish- trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Pirlo, është në bisedime me drejtuesit e Evertonit, këta të fundit janë në kërkim të një trajneri pas largimit të Ancelottit.

Përveç Pirlos, edhe emra si Rainieri dhe Gerrard po përmendën per stolin e trajnerit të Evertonit.

E ardhmja e Pirlos pritet të vendoset së shpejti, ai pati sezonin e tij të parë si trajner sezonin e kaluar me Juventusin, ku arriti të fitojë Kupën e Italisë dhe Super Kupën. /Gazeta Sinjali Sporti/