Futbollisti Andre Gomes, e ka kaluar vikendin më të vështrië në karrierën e tij. Lojtari i klubit të Evertonit, mbrëmë ka thyer këmbën në ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur.
Dueli me dyshen Son-Aurier, e bëri portugezin ta thyej këmbën, transmeton Gazeta Sinjali.
Skuadra e Evertonit pas këtij incidenti ka lëshuar një njoftim zyrtar, ku kanë treguar për situatën në të cilin është lojëtari.
“Everton Football Club mund të konfirmojë se Andre Gomes do t’i nënshtrohet një operacioni gjatë së hënës së 4 nëntorit, pasi ka pësuar një dëmtim në nyje, në ndeshjen kundër Tottenham. Andre u largua nga fusha gjatë pjesës së dytë dhe u dërgua në spitalin Aintree, me ambulancë, shoqëruar nga stafi mjekësor i Everton. Pasi kreu testet mjekësore, u konfirmua se ai ka frakturë dhe dislokim në nyjen e djathtë të këmbës. Klubi do t’iu mbajë të informuar me të rejat e tjera” thuhet në njoftimin zyrtar./Gazeta Sinjali/