Xhiroja e 15-të në Premierligë përfundoi me duelin mes Evertonit dhe Arsenalit, raporton Sinjali Sport.
Evertoni fitoi me rikthim ndaj skuadrës londineze në ‘Goodison Park’, me rezultat 2-1.
Martin Odegaard e realizoi golin për Topçinjtë, kurse Richarlison pas dy golave të anuluar nga VAR-i, e shënoi atë të tretin të vërtetin për t’i barazuar shifrat.
Përderisa Demaray Gray në fund e shënoi golin e fitores në minutën e 93-të.
Evertoni ka 18 pikë në pozitën e 12-të, kurse Arsenali me 23 pikë mbetet në vendin e shtatë.
Granit Xhaka është rikthyer nga lëndimi dhe startoi nga minuta e parë duke i kompletuar 90 minutat. /Gazeta Sinjali Sporti/