image Everton me deklaratë zyrtare për Carlo Ancelottin

Futboll

Sport/ Everton me deklaratë zyrtare për Carlo Ancelottin

news image

Është raportuar se Carlo Ancelotti ka arritur marrëveshje me Evertonin, mirëpo një gjë e tillë është mohuar nga klubi anglez.

Skuadra angleze ka shkarkuar Marco Silvan para pak ditësh, derisa tani është në kërkim të një trajneri të ri.

Sky Sport ka raportuar se Ancelotti ka arritur marrëveshje me Evertonin dhe italiani shumë shpejt pritet ta marrë drejtimin e skuadrës angleze, mirëpo në një komunikatë për media nga klubi i Evertonit, është mohuar një gjë e tillë.

“Në 11 ditë që nga shkarkimi i Marco Silva, bordi i Everton ka punuar për të rekrutuar një trajner të ri = dhe ka mbajtur takime me një numër të kandidatëve”.

“Ne mund të konfirmojmë se deri më tani nuk është bërë asnjë ofertë për kontratë dhe asnjë kandidat nuk është zgjedhur që të tërhiqet nga procesi” thuhet në deklaratën e Everton.