image ETC në Gjakovë u shet konsumatorëve djathë të mykur - Sinjali

ETC në Gjakovë u shet konsumatorëve djathë të mykur

news image

Janë bërë të shpeshta rastet kur konsumuesit blejnë produkte ushqimore të prishura në marketet e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

E një rast i tillë ka ndodhur sot në Gjakovë.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi të djathit të mykur, më saktësisht kaçkavallit, që e ka blerë në marketin “ETC”.

Sipas kuponit fiskal që e ka dërguar ai në adresë të Sinjalit, djathi ka kushtuar 3,19 euro.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: