image Eskalon protesta në Tiranë: Direkt pas mbylljes së fjalës së Sali Berishës, protestuesit hedhin flakadanë

Shqipëri

Eskalon protesta në Tiranë: Direkt pas mbylljes së fjalës së Sali Berishës, protestuesit hedhin flakadanë

news image

Pasi përfundoi fjalimin Sali Berisha, qindra protestues në emër të “Rithemelimit” hodhën koktejë molotovi përpara objektit të Kryeministrisë në Tiranë.

Ish-kryeministri Sali Berisha përshëndeti qytetarët me një fjalim nga banesa e tij, ku akuzoi qeverinë për procesin gjyqësor ndaj tij dhe shpalljen “non-grata”.

Kur dukej se gjithçka po shkonte qetësisht në protestën e thirrur nga opozita, disa protestues kanë hedhur gurë, tymuese dhe shishe me molotov drejt forcave të policisë që kanë krijuar një gardh para Kryeministrisë.

Eksponentët e lartë të Rithemelimit, përfshirë kreun e grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi marshuan së bashku me mbështetësit nga selia blu në drejtim të Kryeministrisë.

Flakaaa

/GazetaSinjali/