image Basha: Po shpresojnë se veteranët i kthejnë në pushtet, ka me iu dështu

Politikë

Basha: Po shpresojnë se veteranët i kthejnë në pushtet, ka me iu dështu

news image

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka reaguar pak para fillimit të protestë së veteranëve, duke thënë se opozita ka provuar mënyra të ndryshme për ta marrë pushtetin, e që të njëjtit, sipas tij, kanë pritur që presidenti serb Vuçiq ta bëjë ‘betejën’ për ta.

Basha tha se opozita ka tentuar që t’i largojë nga pushteti përmes ambasadave, por se kjo iu dështoi dhe tash “kanë shpresë se veteranët i kthejnë në pushtet”.

“Fillimisht pritën mos po e fiton Vuçiqi betejën për ta, që me kap këta pushtetin! Thanë edhe Asociacionin ta bajmë, veç ta marrim edhe niherë pushtetin. Kur humbi Vuçiqi, e provun përmes ambasadave, edhe aty iu dështoi! Pastaj orkestruan një skenar dhune n’Kuvend! E panë që politikisht janë përtokë, thanë po e provojmë fizikisht! Tash që edhe fizikisht u koritën, po thërrasin tek pala e tretë, veteranët e luftës, me shpresë se veteranët i kthejnë në pushtet! Edhe ky skenar ka me iu dështu! E dinë sa ju keni ndihmu, edhe e dinë hala ma mirë sa keni përfitu n’shpinë të tyre! E dinë për Zajednicën, e dinë për Gjykatën Speciale, e dinë për tenderat milionësh, e dinë për vilat luksoze, e dinë për terminalet, e dinë për tokat ka 1 euro!, e dinë për listat e fryme! Krejt i dinë, dhe krejt ju njohin!”.

Në fund, Basha u përcolli një ‘mesazh’ opozitës.

“Mësoni e punoni, sepse pushteti nuk fitohet me proksi e as me dhunë, por veç me votë!”.

/GazetaSinjali/