image Lirohet Molliqaj dhe të tjerët pas arrestimit në protestën e 29 nëntorit: Qëllimi ishte të na izolonin

Politikë

Lirohet Molliqaj dhe të tjerët pas arrestimit në protestën e 29 nëntorit: Qëllimi ishte të na izolonin

news image

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistët e tjerë të arrestuar gjatë protestës së tyre kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, janë liruar pasi u ndaluan për 48 orë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Molliqaj, i cili tha se dhuna policore e përdorur ndaj tyre nuk ka justifikim. I njëjti thotë se arrestimi i tyre ishte i padrejtë, teksa gjithashtu shton se janë ngarkuar për gjëra të paqena.

Molliqaj beson se ai dhe aktivistët e PSD-së u arrestuan që “të izoloheshim për sa kohë që znj. Trendafilova është në Kosovë”.

“Këtë e di Gjykata, por qëllimi ishte që ne të izoloheshim për sa kohë që znj. Trendafilova është në Kosovë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi. Kjo gjykatë, me këtë kryetare, sa më tepër që po mundohet ta rregullojë imazhin, aq më tepër po del në pah sa politike dhe anti-UÇK është. E vërteta nuk lejon makiazhin. Maskë nuk ka më. Ajo u pa”, shtoi ndër tjera Molliqaj.

Postimi i plotë:

Te dashur miq,

Unë, Zgjimi, Noli, Agroni, Korabi e Genti sapo u liruam. Dhuna joproporcionale e policore u pa. Ajo nuk ka justifikim. Duke u munduar t’i dëshmohen kryetarës së gjykatës, u vendosëm padrejtësisht në mbajtje dhe ngarkohemi për gjëra të paqena. Këtë e di Gjykata, por qëllimi ishte që ne të izoloheshim për sa kohë që znj. Trendafilova është në Kosovë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi.

Kjo gjykatë, me këtë kryetare, sa më tepër që po mundohet ta rregullojë imazhin, aq më tepër po del në pah sa politike dhe anti-UÇK është. E vërteta nuk lejon makiazhin. Maskë nuk ka më. Ajo u pa.

Ju faleminderit shumë për mbështetjen e treguar!

/GazetaSinjali/