Pas të nxehtit të madh që mbizotroi sot gjatë ditës në Kosovë, kanë filluar reshjet e shiut e erërat e fuqishme në disa zona të vendit, raporton Gazeta Sinjali.
Qysh në minutat e parë të stuhisë, erërat e forta kanë shkaktuar dëme materiale, teksa në shkollën fillore “Ernest Koliqi” në fshatin Babush i Muhaxherëve të Lipjanit ka rënë kulmi.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale.