Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s. /Gazeta Sinjali/