Mbrojtësi që u planifikua ta zëvendësonte Leonardo Bonuccin e madje të bëhej edhe më i mirë sesa ai, sot e ka lën Milanin.
Mattia Caldara është rikthyer zyrtarisht te Atalanta, ekip prej ku u transferua në Milan.
Caldara dhe Atalanta janë marrë vesh për një formulë huazimi për 18 muaj, me klubin nga Bergamo që do të ketë të drejtën e blejres së tij në fund të vitit 2021.
Mbrojtësi i ka kryetr testet mjekësore dhe sot do ta nënshkruajë kontratën e re.
Siç raportojnë mediat italiane, Atalanta do të paguajë 15 milionë euro në vitin 2021 nëse do ta blejë përfundimisht italianin. /Gazeta Sinjali/