image Era rrëzon lisat në Shkugëz të Gjakovës, dëmton edhe lodrat e fëmijëve

Kosovë

Era rrëzon lisat në Shkugëz të Gjakovës, dëmton edhe lodrat e fëmijëve

news image

Erërat e fuqishme që kanë mbizotëruar mbrëmë në rajonin e Dukagjinit duket se kanë shkaktuar dëme, shkruan Gazeta Sinjali.

Kësaj ere nuk arritën t’i bëjnë ballë lisat e vjetër në zonën e Shkugëzës në Gjakovë.

Një sinjalizues ka dërguar video në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihen që lisat disa metra të gjatë janë rrëzuar përtokë.

Madje, në video shihet se lisat janë rrëzuar mbi lodrat e fëmijëve, duke i dëmtuar disa prej tyre./Gazeta Sinjali/