AC Milan është mysafir i Empolit, sfidë e vlefshme për xhiron e 19-të në Seria A.
Pas humbjes nga Napoli, “Rossonerët” duan vetëm këndelljen që të vazhdojnë garën për kreun e tabelës.
Ndërsa, vendasit që vijnë pas disa rezultateve pozitive, kërkojnë vetëm pikët e plota.
Nedim Bajrami starton nga minuta e parë për vendasit, derisa Olivier Giroud, ia kë zënë vendin Zlatan Ibrahimovicit në 11-shen startuese.
Formacionet zyrtare:
Empoli: Vicario; Stojanovic, Romagnoli, Luperto, Parisi; Henderson, Ricci, Zurkowski; Bajrami; Cutrone, Pinamonti
Milan: Maignan; Florenzi, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Bennacer, Tonali; Messias, Kessie, Saelemaekers; Giroud. /Gazeta Sinjali Sporti/