image Ekskluzive: Krimet Ekonomike së shpejti në aksion, priten dhjetëra arrestime - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107921

Të shëruar

105549

Të vdekur

2265

Ekskluzive: Krimet Ekonomike së shpejti në aksion, priten dhjetëra arrestime

news image

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorit të Shtetit kanë njoftuar se Prokuroria ka bashkërenduar veprimet me gjyqtarin e procedurës paraprake dhe ka siguruar urdhëresat e nevojshme për realizimin e aksionit policor që pritet të zhvillohet sot në disa qytete, duke përfshirë kryeqytetin.

Si rezultat i këtij aksioni, pritet arrestimi i mbi 20 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, njoftojnë tutje këto burime.

Në mesin e tyre, për të cilët është urdhëruar arrestimi, përveç personave zyrtarë, që do të jenë subjekt i arrestimit, Sinjali mëson se në listën për arrestim janë edhe disa qytetarë, të cilët do të jenë subjekt i ndjekjes penale, për kryesisht dhënie ryshfeti.

Sinjali disponon edhe detaje të reja lidhur me këtë aksion, mirëpo për shkak të ndjeshmërisë së hetimit dhe me qëllim që lajmi të mos ketë ndikim në mbarëvajtjen e këtij aksioni, tani për tani nuk do të publikojë më shumë detaje.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë aksion.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin