image Ekskluzive: Këta janë 9 personat e dyshuar për përleshjen me thika në Kolovicë të Prishtinës

Siguri

Ekskluzive: Këta janë 9 personat e dyshuar për përleshjen me thika në Kolovicë të Prishtinës

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një përleshje masive në Kolovicë të Prishtinës, ku u përfshinë rreth 9 persona, njëri prej të cilëve u ther me thikë. Policia fillimisht arrestoi katër nga të dyshuarit, ndërsa tashmë Sinjali mëson se është kapur i gjithë grupi që u rrahën brutalisht.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se personat e përfshirë në këtë përleshje janë: Gzim Bala, Arsim Mula, Mentor Morina, Edison Morina, Fis Lahu, Liridon Beha, Hasan Kalaja, Granit Beha, Flamur Makolli.

Tetë prej të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Të njëjtat burime thonë se të rinjtë kanë qenë të ndarë në dy grupe, gjashtë me tre, ku gjatë rrahjes kanë përdorur edhe thika.

Dyshohet se deri te përleshja erdhi si pasojë e disa mosmarrëveshjeve të mëhershme mes palëve të përfshira, të cilat i kishin pasur me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale.

Gazeta Sinjali mbrëmë ka publikuar edhe pamje ekskluzive nga momenti kur njësitet policore kanë vënë në pranga personat që dyshohet se janë përfshirë në përleshje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/