image Pamje ekskluzive nga momenti i arrestimit të personave të përfshirë në përleshjen me thika në Kolovicë - VIDEO

Siguri

Pamje ekskluzive nga momenti i arrestimit të personave të përfshirë në përleshjen me thika në Kolovicë – VIDEO

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një përleshje masive në Kolovicë të Prishtinës, ku janë përfshirë shtatë persona e që dyshohet se një 21-vjeçar është therur me thikë. Sinjali mëson se Policia tashmë ka arrestuar katër persona të dyshuar, ndërsa tre tjerë janë arratisur.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti kur njësitet policore kanë vënë në pranga personat që dyshohet se janë përfshirë në përleshje.

Dyshohet se deri te përleshja erdhi si pasojë e disa mosmarrëveshjeve të mëhershme mes palëve të përfshira, të cilat i kishin pasur me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të konfirmuar rastin, por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/