image Ekskluzive| Hajni me uniformë ushtarake e maskë në kokë, grabit pompën “Fatmiri Commerc” – ikën me qindra euro, shtie me armë gjatë arratisjes

Ekskluzive

Ekskluzive| Hajni me uniformë ushtarake e maskë në kokë, grabit pompën “Fatmiri Commerc” – ikën me qindra euro, shtie me armë gjatë arratisjes

news image

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Rahovec, ku një person i maskuar dhe i veshur me uniformë ushtarake ka grabitur pazarin ditor të një pompe derivatesh, e më pas ka shtënë me armë gjatë arratisjes, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në pompën e derivateve “Fatmiri Commerc”, në rrugën “Fahri Fazliu”.

Sipas informacioneve, i dyshuari, i veshur me veshje ushtarake të kamufluara, me maskë në kokë dhe i armatosur me pistoletë, ka hyrë në lokal dhe, nën kërcënimin e armës, ka detyruar punëtorin A. A., 40 vjeçar t’ia dorëzojë pazarin ditor në vlerë prej 500 deri në 600 euro.

Pas grabitjes, autori është larguar në këmbë. Sipas viktimës, disa dhjetëra metra larg pompës ai ka shkrepur një plumb me armë zjarri, para se të zhdukej në drejtim të një fushe.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari përshkruhet si person me gjatësi rreth 175-180 centimetra dhe peshë afërsisht 80 kilogramë.

Menjëherë pas raportimit, Policia ka mobilizuar të gjitha njësitë relevante dhe, me urdhër të menagjmentit, ka aktivizuar edhe planin operacional “Unaza e Çeliktë”, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e grabitësit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Stacionit Policor në Rahovec, Njësia për Reagim të Shpejtë dhe Hetuesia Rajonale, të cilat po zhvillojnë hetime intensive për identifikimin e autorit.

Rasti është cilësuar si “Grabitje” dhe mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/