Një grua e kërkuar me urdhër-arrest për një rast të dhunës në familje është arrestuar në orët e para të mëngjesit në Prishtinë dhe është dërguar në vuajtje të dënimit, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për E.T. D. 32 vjeçare, e cila u arrestua më 13 korrik, rreth orës 01:00, nga zyrtarët e Stacionit Policor “Jugu” në Prishtinë.
Sipas informacioneve, ndaj saj ishte lëshuar urdhër-arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Fushë Kosovë, në lidhje me një rast të dhunës në familje.
Pas arrestimit, 32-vjeçarja është dërguar në Burgun e Lipjanit, ku do ta vuajë dënimin me burgim, sipas urdhëresës së gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!