image Ekskluzive: Gjatë zbatimit të urdhëresës për bastisje në Prishtinë, policia has në rezistencë, detyrohet të përdorë armën ndaj të dyshuarit i cili plagoset rëndë

Ekskluzive

Ekskluzive: Gjatë zbatimit të urdhëresës për bastisje në Prishtinë, policia has në rezistencë, detyrohet të përdorë armën ndaj të dyshuarit i cili plagoset rëndë

news image

Sot rreth orës 09:00 Policia e Kosovës ka shkuar për të zbatuar urdhëresën për bastisje ndaj të dyshuarit, i cili mbrëmë kishte shtënë me armë në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Me t’iu afruar shtëpisë së tij, Policia është përballur me rezistencë nga i dyshuari i cili ka përdorë edhe armën në drejtim të tyre.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë njoftojnë se për të zmbrapsur sulmin dhe vënë situatën në kontroll, policia ka shtënë në drejtim të tij, me ç’rast i dyshuari është plagosur rëndë.

Sipas të njëjtave burime, i dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për detaje.

/GazetaSinjali/