image Ekskluzive: Bie në pranga të Policisë sulmuesi i të moshuarit në rrugën "C" në Prishtinë

Siguri

Ekskluzive: Bie në pranga të Policisë sulmuesi i të moshuarit në rrugën “C” në Prishtinë

news image

Sot në rrugën “C” ka ndodhur një incident, ku një burrë e ka goditur me grushte një të moshuar në mes të rrugës. Sinjali mëson se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se i dyshuari është Arian Miftari, i cili është 34 vjeçar.

Sipas pamjeve që u publikuan në mediat tjera, i moshuari ka qenë afër veturës së tij, kur Miftari shkon dhe e godet një herë me grusht dhe një herë ia përplas derën e veturës.

Në pamje shihet se viktima nuk merr ndonjë veprim kundër tij, por vetëm mundohet që ta mbajë derën e veturës që mos të lëndohet.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë dhe është ende në pritje të përgjigjes.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/

https://sinjali.com/pamje-te-dhunshme-i-moshuari-ne-prishtine-goditet-me-grushte/