image Ekskluzive| Arrestohet i kërkuari për vjedhje të rënda, dyshohet për së paku dy raste

Sinjalizime

Ekskluzive| Arrestohet i kërkuari për vjedhje të rënda, dyshohet për së paku dy raste

news image

Një person që kërkohej nga Policia e Kosovës nën dyshimet për përfshirje në së paku dy raste të vjedhjes së rëndë ka rënë në prangat e policisë.

Burimet të Sinjalit bëjnë me dije se me datën 22 korrik, Policia e Stacionit Policor në Ferizaj ka arrestuar një person të kërkuar për së paku dy raste të vjedhjes së rëndë, i cili gjendej në listën e personave në kërkim nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren.

I arrestuari është Bexhet Asllani, rreth 33 vjeç, nga Ferizaj, i cili ndodhej në listën e personave në kërkim për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, i cili dyshohet për së paku dy raste të kësaj vepre penale.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Asllani konsiderohet recidivist, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe më herët në vepra të ngjashme penale.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/