image Plagosje, përleshje dhe të shtëna me armë zjarri, policia arreston dy persona në Pejë

Siguri

Plagosje, përleshje dhe të shtëna me armë zjarri, policia arreston dy persona në Pejë

news image

Stacioni Policor në Pejë, dje ёshtё njoftuar se nё fshatin Kosuriq-Pejё, ka tё shtёna me armё zjarri.

Policia menjёherё kanё dalë në vendngjarje, ku ёshtё takuar viktima i cili deklaron se ka pasur njё pёrleshje fizike me njё person, i cili së bashku me një të dyshuar tjetër pas pёrleshjes në vendngjarje ka shtёnё me armё zjarri, me ç’rast gёrvishtje ka pёsuar njё kalimtar rasti, i cili ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё për trajtim mjekësor.

Nё vendin e ngjarjes ёshtё gjetur njё gёzhojё, ku me urdhёr tё prokurorit ёshtё bёrё kontroll/bastisje nё shtёpinё e tё dyshuarve.

Gjatё kontrollit janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё armё, njё gёzhojё, njё karikator.

Tё dyshuarit janё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, njёri nga tё dyshuarit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa i dyshuari tjetёr ёshtё liruar nё procedurё të rregullt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/