image Policia e konfirmon për Sinjalin se polici 35-vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Siguri

Policia e konfirmon për Sinjalin se polici 35-vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje

news image

Sot, më datë 22.07.2026, Policia e Kosovës është njoftuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë se rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë, është gjetur pa shenja jete shtetasi me inicialet SH.H., 35 vjeç, banues në Prizren, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Lajmrin për Sinjalin e ka bërë të ditur togeri Shaqir Bytyqi, i cili tha se pas pranimit të informatës, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është bërë identifikimi i viktimës. Është konfirmuar se viktima ishte zyrtar policor në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.

“Sipas veprimeve paraprake hetimore të ndërmarra nga Policia e Republikës së Shqipërisë, dyshohet se 35-vjeçari ka kryer vetëvrasje me armë zjarri (pistoletë), e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga autoritetet kompetente”.

Policia e Kosovës është në kontakte dhe koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Republikës së Shqipërisë, me qëllim të ofrimit të ndihmës në sigurimin e provave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Sinjali mëson nga burimet e tij se bëhet fjalë për Shaban Hajdarin nga Prizreni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/